VIDEO/ Kombëtarja drejt Skocisë, nuk ka fluturim VIP

517
Sigal

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur sot për në Skoci për ndeshjen që do të zhvillojë atje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ashtu siç u lajmërua ditën e djeshme, futbollistët kanë fluturuar nga terminali i udhëtarëve dhe jo në pjesën VIP, kjo pasi siç u bë e ditur salla nuk kishte kapacitet të përballonte numër aq të madh personash.

Djemtë e Panuçit do të zhvillojnë takimin e dytë të vlefshëm për grupin C të Ligës së Kombeve, pasi 2 ditë më parë fituan me Izraelin në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0.