VIDEO/ Indi, frikë në tren, vagonat shkëputen nga lokomotiva dhe lëvizin pa kontroll për 12 km

516
Frikë në Indi, ku në shtetin e Odisha 22 vagona të një treni janë shkëputur nga lokomotiva kryesore dhe kanë udhëtuar për rreth 12 kilometra pa kontroll.
Të pa lënduar rreth një mijë pasagjerë që ishin në mjet. Videoja tregon trenin që kalon në një stacion pa ndaluar, ndërsa në bordura disa persona u bërtasin pasagjerëve të tërheqin frenat e emergjencës.
Vagonat më pas janë ndaluar falë disa shkëmbinjve të vendosur në hekurudhë nga punonjësit.
Sipas mediave lokale, incidenti është shkaktuar nga një defekt në sistemin e frenimit, i cili zakonisht aktivizohet në të tilla raste.
Shtatë punonjës janë pezulluar nga detyra përkohësisht, në pritje të verifikimeve të tjera.
Sigal