VIDEO/ Dy vëllezër kapen me drogë në Delvinë. Ja emrat

568
Dy vëllezër janë vënë në pranga në Delvinë, pasi u është gjetur një sasi droge kanabis sativa në shtëpinë e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Shijan, konkretisht në banesën e Helidon Shabani, 25 vjeç dhe Florenc Shabani, 23 vjeç, të dy banues në Shijan, Delvinë, shërbimet e policisë kanë konstatuar një sasi prej rreth 4 kilogramë e 250 gramë lëndë narkotike kanabis sativa, e cila u përket dy vëllezërve.

Policia ka bërë të mundur menjëherë arrestimin në flagrancë të tyre.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Sarandës për akuzën e “Prodhimi dhe shitja narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.
Sigal