VIDEO/ Dy avionë luftarakë i afrohen aeroplanit të Putin, shikoni reagimin e Presidentit rus

532
Të gjithë mrekullohen kur nga dritarja e avionit të tyre shohin një tjetër avion në qiell. Por duket se kjo gjë nuk e habit Presidentin rus Vladimir Putin.
Teksa bëhej gati për t’u ulur në në bazën ajrore në Khemimin në perëndim të Sirisë për një vizitë të paparalajmëruar, gjatë fluturimit ai hasi dy avionë luftarakë Su-30.
Presidenti rus nuk ngurroi ta kthente kokën për të parë dy avionët luftarakë që shoqëronin avionin e tij.
Baza ajrore në të cilën udhëtoi Putin, ka qenë qendër stërvitore për operimet ruse përgjatë dy viteve të fundit.
Sigal