VIDEO/ Djali i shtrirë në autostradën Tiranë-Elbasan, tmerrohen kalimtarët: Merrni ambulancën, është i ftohtë!

518
Një situatë e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa kalimtarët kanë parë të shtrirë në mes të autostradës Tiranë-Elbasan një person.
Ai dukej gati-gati si pa ndjenja. Pasi i është afruar dhe e ka prekur, raportuesi thotë për JOQ.al se djali ishte bërë akulli i ftohtë dhe e kishte pulsin shumë të ulët.
I riu nuk ka dhënë informacion në lidhje me identitetin dhe mënyrën se si kishte përfunduar i shtrirë në rrugë.
“Në autostradën Tiranë-Elbasan, një i ri ishte shtrirë në tok me sa duket po tentonte të vetëvritej. Tani u ngrit dhe është në cep të rrugës. Ai nuk fliste fare. Pulsin e kishte shuuuumë të ulët dhe ishte i ftohtë”- thotë qytetari.
Sigal