VIDEO/ Barcelona i kujton Iniestën Chelsea-s, Conte: Ta harrojmë të kaluarën

482
Shorti i “Champions League” i hedhur dje në Nyon të Zvicrës për fazën e parë të kompeticionit me eliminim direkt rezervoi përballje titanike dhe një prej tyre është edhe Chelsea kundër Barcelonës.
Ndonëse për kampionët e “Premier League” ky nuk është aspak një lajm i mirë, spanjollët e kanë shfrytëzuar momentin për të ndezur sfidën duke ironizuar me blutë e londrës.
Barcelona menjëherë sapo mësoi përballjen në 1/16 në një status në rrjetet sociale shkroi: “Kemi patur jo pak momente të mëdha në Stamford Bridge, apo jo Andres Iniesta”.

Tifozët e futbollit e dinë shumë mirë se për çfarë bëhet fjalë pasi kurrsesi nuk mund të harrohet lehtë gjysmëfinalja e sezonit 2008-2009 në Ligën e Kampionëve kur Barcelona mposhti Chelsea-n me një gol në minutat e fundit me Andres Iniesta-n. Në fakt mesfushori i dërgoi shifrat 1-1 në ato momente por goli në fushë kundërshtare bëri që spanjollët të kalonin në finale.
Duke parë ndodhitë, trajneri Antonio Conte u ka kërkuar lojtarëve të klubit londinez që të harrojnë të kaluarën, pasi mund ta shkruajnë ata vet historinë në dy përballjet me ekipin “blaugrana”.
“Ato ndeshje i përkasin së kaluarës dhe e tashmja është diçka krejt tjetër dhe e ndryshme. Ky tip shorti u jep mundësinë futbollistëve të tregojnë vlerat që kanë. Në Champions duhet të jesh gati për gjithçka dhe ne tani kemi përpara Barcelonën. Por, gjithsesi, prioriteti sezonal është kampionati anglez dhe sigurimi i një vendi në Champions vitin që vjen”, tha Antonio Conte.
Sigal