Sigal

Zhgënjimi te skuadra Ferrari nuk kalon pas garës së Monza. Dhe humbësi më i madh është pikërisht Sebastian Vettel, që pas aksidentit në xhiron e parë me Hamilton sheh se tashmë shanset për titullin kampion janë zvogëluar.

“U përpoqa ta parakaloj Kimin në start, por nuk ia dola mbanë. 

Aksidenti? Nuk kisha hapësirë, pasi Lewis nuk më la vend. Ai e kaloi pa shumë dëmtime, ndërsa unë nuk pata fat. Fat i keq! U përpoqa të jap gjithçka për skuadrën time, por vendi i katërt është një rezultat zhgënjyes, duke parë se niseshim nga vija e parë me të dyja makinat dhe synonim fitoren. Edhe Kimi nuk pati fat në xhirot e fundit, pasi gomat e tij u degraduan shpejt dhe nuk pati mundësi të duelonte me Lewis për fitore. 

Titulli? Mund të shkonte edhe më keq se kaq, pasi që në xhiron e parë isha i fundit. Ka akoma gara dhe gjithçka mund të ndodhë. Tani garojmë në Azi, janë pistat tona, ndaj duhet të fitojmë”,-tha Vettel.

Pas 14 garash piloti gjerman i “kokëkuqes” ka 30 pikë më pas se britaniku i Mercedes, Lewis Hamilton.