Vetingu i ngre dyshime për pasurinë, flet avokatja e gjyqtares Altina Xhoxhaj: Presim me qetësi vendimin!

758
Ka përfunduar seanca e dëgjimit për gjyqtaren Altina Xhoxhaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjyqtarja e Kushtetueses nuk ka pranuar të flasë për mediat, por avokatja e saj deklaroi se “ne po presim me qetësi vendimin”.
Brenda në seancë, gjyqtarja ka deklaruar se “kam paraqitur prova të plota për pasurinë. Më keni ngarkuar barrë prove duke mos njohur mir1% ligjin dhe pasurinë e bashkëshortit. Kërkon rikonfirmim në detyrë pasi kam punuar në mënyrë të ligjshme.”
Në raportin e KPK, ka rezultuar se pasuria e znj. Xhoxhaj sipas ILDKPI-së është e justifikuar, por nga verifikimet e thelluara ka rezultuar se një apartament në Gjirin e Lalzit nuk është i justifikuar me të ardhurat që ka gjyqtarja; po ashtu, edhe trualli mbi të cilin ndodhet ky apartament. Sipas KPK, ka disa problematika.
Sigal