“Vetëm Rama përmbush amanetin e Skënderbeut”, gazetari vë në lojë Spiropalin

582
Gazetari Armand Shkullaku ka vënë në lojë kandidaten e PS në Korçë, Elisa Spiropali për deklaratën e saj gjatë tubimit në Tiranë me të rinjtë që votonin për herë të parë, ku deklaroi se vetëm Rama do të mund të përmbushte amanetin e Skëndërbeut.
duke folur te “Zonë e Lirë”, aty ku ishte e pranishme dhe Spiropali, Shkullaku nuk nguroi ta ngacmonte atë. “Elisa besoj e di se në kohën e Skënderbeut nuk mund të flitej për nocionin e shtetit si sot”, tha ai, duke ngacmuar Spiropalin.
Ndërsa moderatori Arjan Çani i tha Spiropalit se ajo i kishte shkelur syrin Ramës me deklaratën për rilindasit.
Sigal