Vetëm nga ndotja vdiqën në Shqipëri 2510 persona

    346
    Një raport i fundit i Agjencisë Europiane të Mjedisit hedh dritë mbi cilësinë e ajrit në 40 vende të ndryshme të Europës dhe pasojat e ëksaj ndotjeje në shëndetin dhe jetën e popullsisë. Krahas vendeve të tjera raporti merr në analzië edhe gjendjen në Shqipëri duke iu reefruar vetëm dy viteve të fundit. Gjatë kësaj periudhe vlerësohet se në vendin tonë janë regjistruar 2200 vdekje të parakohshme për shkak të PM2.5, që është një agjent ndotës në ajër, 140 vdekje si pasojë e Ozonit dhe 270 si për shkak të dioksidit të azotit. Ky i fundit i referohet gjërësisht ndotjes nga automjetet dhe kryesisht atyre me naftë, problemet e shumta që kanë firmat e karburanteve në vendit tonë dhe mungesa e mjeteve efikase për t’i parandaluar. Po të marrim parasysh popullsinë e vendit tonë, kjo shifër është shumë e lartë. Por, siç vëren raporti i agjencisë Europiane të Mjedisit, vendet më të goditura janë ato të Bashkimit Europian, me Italinë dhe Gjermaninë që regjistrojnë një numër alarmant jetë njerëzish të humbura cdo vit për shkak të ndotjes. Në 40 vendet europiane të marra në analizë, vlerësohet se impakti në jetë njerëzish në vit tejkalon atë të 430 mijë vetëve. Raporti nënvizon se për shkak të këtyre agjentëve ndotës në ajër, shqiptarët humbasin cdo vit mesatarisht 28 mijë vite jetë. Eruopianët ndërkohë, humbsin 4 ilionë e 804 mijë vite jetë. Këto të dhëna konfirmojnë edhe një herë se kemi të bëjmë me një emergjencë komëbtare që duhet të reagohet sa më shpejt me nëj plan të madh kombëtar lu të përfshihen disa ministri dhe em varësi të drejtpërdrejtë nga Këshilli i Ministarve
    Sigal