Vërshime dhe reshje në Pakistan shkon 81 numri i të vdekurve dhe 300 mijë i të prekurve

    51
    Nga të reshurat e mëdha dhe vërshimet në Pakistan, janë vrarë 81 vetë, gjatë dy javëve të kaluara, ndërsa janë prekur më se 300 mijë banorë, thanë mbrëmë autoritetet.
    Nga të reshurat e mëdha, që kanë filluar në mes të muajit korrik, është shkaktuar kaos prej veriut kah jugu, duke i dëmtuar më se 1,900 shtëpi dhe plagosur dhjetëra njerëz, kanë thënë autoritetet pakistaneze, cion rel.
    Në provincës Khybeer Pakhtunkhva, që është goditur më së shumti janë vrarë 38 vetë, ndërsa 19 vetë kanë humbur jetën në Kashmirin, që administrohet nga Pakistani, pastaj 11 vetë kanë vdekur në provincën qendrore në Punxhab, 8 në Baluçistan dhe 5 në Gilgit Baltistan. Deri tani, janë evakuuaar më se 170 mijë njerëz.