“Venecia”: Anëtarët e Kushtetueses duhet të zgjidhen me 2/3

338
Sigal

Komisioni i Venecias ka dërguar në Tiranë draftin përfundimtar për realizimin e reformës në drejtësi. Sipas Komisionit të Venecias, tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjidhen me 2/3 e votave dhe mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk duhet që të ndërpritet. “Nëse palët politike të përfshira në proces nuk bien dakord me një shumicë të caktuar të cilës për zgjedhjet në KLGJ, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Kolegjin e Posaçëm të Kualifikimit në Gjykatën e Lartë atëherë duhet të zgjidhet një sistem proporcional që garanton që opozita të ketë përfaqësim në këto organe kolektive apo çdo model tjetër të përshtatshëm që garanton që opozita të ketë ndikim në procesin e përzgjedhjes”, theksohet në draftin përfundimtar të “Venecias”. Ekspertët nënvizojnë gjithashtu se drafti duhet të parashikojë mënyrën e emërimit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion dhe mekanizmin e llogaridhënies për të. Gjyqtarët dhe prokurorët që i nënshtrohen procesit të verifikimit duhet të gëzojnë të drejtën e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, sa i përket shkeljes së të drejtave themelore.