Vendoret 2015, numërohen kutitë e votimit në Pustec dhe Urën Vajgurore

507
Rreth orës 23:00 ka nisur procesi i numërimit për kryetarët e bashkive. Faqja online e KQZ ka nisur publikimin e rezultateve të parë. Pusteci ishte njësia administrative e para që filloi numërimin.
Deri në këto momente kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Edmond Themelko kryeson ndaj rivalit të tij demokrat Mihallaq Apostollovki.
Po ashtu procesi i numërimit ka filluar edhe në Urën Vajgurore.
Sigal

Ora 23:20 Has: Numërohen 2 kutitë e para

Në Bashkinë e Hasit është numëruar kutia e parë nga 32 kuti. Kandidati i aleancës së majtë ka marrë 77 vota, ndërsa i djathti 47 vota. 2 vota janë për kandidatin e PSD-së. 

Ora 23:00 Pusteci numëron dy kutitë e para: Në avantazh kandidati i majtë

Në Bashkinë e Pustecit kanë nisur të numërohen votat e para. Në dy kutitë e para të numëruara, kandidati i majtë Edmond Themelko ka marrë 784 vota ndërsa kandidati i djathtë Mihallaq Apostollovski 245 vota.