Veliaj:Javën tjetër dosjet në Kuvend, me vullnet nuk duhet ligj lustracioni

    407
    Sigal

    SHKODER – Javën e ardhshme pritet të nisë shqyrtimi në Kuvend për projektligjin e hapjes së dosjeve. Këtë fakt e bëri të ditur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj gjatë një takimi që zhvilloi së bashku me zv/kryeministrin Niko Peleshi, me ish-të përndjekurit në qytetin e Shkodrës.
     
    Ministri Veliaj tha se në kushtet kur shoqëria ka vullnet për këtë proces nuk është e domosdoshme që hapja e dosjeve të realizohet me një ligj për lustracionin. “Këto ligje personale i bënte kush i bëntë përpara 8 vitesh”, tha ministri Veliaj, duke iu referuar qeverisjes së djathtë.
     
    Takimi me ish-të përndjekurit shkodranë vjen në 24-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha.

    Zëvendskryeministri Peleshi tha së në këto 24 vite hapja e dosje është zvarritur duke përdorur qëllimisht ish-të përndjekurit. Ndërsa ministri Veliaj tha se “20 shkurti për ne nuk është qokë. Ai filloi në Shkodër si një lëvizje e mirëfilltë”.
     
    Ministri Veliaj shfrytëzoi këtë takim për të deklaruar se tashmë ka nisur shpërndarja e këstit të katërt për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve për dënimet e kaluara në regjimin komunist. “Brenda marsit, -tha Veliaj, do të nisë edhe shpërndarja e këstit të pestë”.