Veliaj: “Tirana dhuron”, nisma e re në mbështetje të Shtëpisë se Fëmijës

    341
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, të enjten mbasdite, u shprehe se të gjithë qytetarët duhet të japin kontribut në kuadër të nismës “Tirana dhuron”. “Të gjithë qytetarët duhet të japin kontributin e vet sepse do të na jepnin shumë ndihmesë. Mund të dhuroni gjëra materiale ose kohë në Shtëpinë e Fëmijës”, tha Veliaj.
    Kryetari i bashkisë shtoi se të gjithë ata që duan t’i bashkohen kësaj nisme të re të bashkisë, mund të dhurojnë diçka për njerëzit në nevojë apo të shpenzojnë pak orë në shtëpinë e fëmijës. “Tiranës i duhet një grupim idealistësh”.-tha ai. “Kontributi i Tiranës duhet të jetë me vepra të mira që do të bënin krenare Nënë Terezën. Ky është mesazhi im, ta përkujtojmë shenjtoren tonë me vepra të mira”, u shpreh Veliaj. Në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës me 19 tetor, Bashkia e Tiranës do të kulmojë me aktivitete te ndryshme nder te cilat dhe “Dita pa Makina “.
    Sigal