Veliaj: Statusi i jetimit vetëm nga shteti. Kujdes! Shoqatat abuzojnë

    389
    Sigal

    TIRANE – Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj reagoi për rastin abuziv të kreut të Shoqatës “Jetimët në Fokus”, Maksim Lico, i cili në këmbim të statusit të jetimit i kërkonte fëmijëve të kryenin marrëdhënie seksuale me të.
     
    Në mbledhjen e parë të këshillit Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve, ministri Veliaj tha se statusin e jetimit e jep vetëm Shërbimi Social Shtetëror, ndërsa shtoi se shkelësit e ligjit do të përballen me drejtësinë.
     
    “Statusin e jetimit, te te verberit, te personit me aftesi te kufizuar e jep vetem ligji dhe nje fakt i tille vertetohet vetem nga nje akt shkresor i leshuar nga Sherbimi Social Shteteror.  Per cdo lehtesim ne sherbimet publike, arsim, shendetesi etj, eshte vetem strukturat e Sherbimit Social Shteteror ne Tirane dhe ne rrethe struktura e vetme e autorizuar me ligj qe te leshoje vertetimet per perfitimin falas apo me tarife te reduktuar te sherbimeve te njohura me ligj. Cdo shoqate qe vazhdon te leshoje vertetime me efekt perfitimin e sherbimeve falas eshte duke shkelur ligjin dhe do te perballet me pasojat e kesaj vepre”, tha Veliaj. 

    Mbledhja e Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Fëmijës Hana dhe Rozafa në Sauk.

    Ministri përmendi tre reforma që po ndërmerr kjo ministri për të garantuar siguri dhe shërbime më të mira për fëmijët: Reforma e Sistemit te Vleresimit te Aftesise per Femijet me Aftesi te Kufizuara, Reforma e Sherbimeve Sociale dhe ngritja e Sistemit te Mbrojtes se Femijeve – See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/veliaj-statusi-i-jetimit-vet-m-nga-shteti–kujdes–shoqatat-abuzojn–243464.html#sthash.cfjkC8Tr.dpuf