Veliaj: Konsultimet me qytetarët, prioritet për buxhetin e bashkisë

    363
    Kryebashkiaku Erion Veliaj nis pasidten e kësaj të premteje konsultimet me qytetarët për përcaktimin e prioriteteve të buxhetit të bashkisë së tij. Në fjalën e tij para të pranishëmve, Veliaj ka bërë thirrje që së bashku të ruajnë të njëjtën frymë që kishim në fushatë.  “Të identifikojmë problemet në çdo njësi administrative. Ajo që do të propozojmë do të bëhet. Buxheti i planifikuar për Bashkinë e Tiranës është 10 miliardë lekë. Një pjesë e tij do të shkojë për të paguar kompanitë e pastrimit. Ndërkohë, do të rikthejmë pagesën për nxënësit me dhjeta”, ka thënë Veliaj.
    Kryetari i Bashkisë deklaroi se kryeqyteti duhet ti kthehet traditës së dikurshme të Edi Ramës, gjatë kohës që ai drejtonte këtë institucion sa i takon rishikimit të buxhetit. Nga qendra Ten, në njësinë nr.7 të kryeqytetit, Veliaj deklaroi se kjo hapësirë do t’i kthehet komunitetit. Sakaq, ai pohoi se bashkia do marrë bekimin e qytetarëve për buxhetin.
    “Kjo nuk është një zyrë elektorale. Ja rikthejmë qendrën njësisë dhe komunitetin. E shoh të rëndësishme që të ruajmë fushën që kishim në fushatë. Katër vitet e fundit nuk shkoi mirë me buxhetin. AS nuk u mblodhën tarifat dhe nuk qëndroi diçka në këmbë. Përtej abuzimit dhe korrupsionit, problem është se si bëhet biznesi. Për të tenderuar punë publike, përfundojmë në situatën ku jemi ku nuk ka duk asgjë. Duam të kthejmë atë traditë të Edi Ramës kur drejtonte bashkinë, sa i takon diskutimeve për buxhetin. Nuk mundet që një buxhet të jetë si ato kapelat që i bëjnë të gjitha masave. Sot, në fund të këtij procesi, që në një farë mënyrë të bëjmë diçka për buxhetin. Të marrim bekimin tuaj, nëse duam një çerdhe apo një park. Pra më mirë që ti marrim këto vendime. Unë e di se disa gjëra s’kanë lidhje me buxhetin. Se Tirana duhet të jetë e pastër, s’ka lidhje me buxhetin. Më vjen mirë që kryeqyteti është i pastër, por mund të jetë dhe më i pastër. Për këto gjëra, janë thjesht detyrime të bashkisë, o e bën punën, ose jo. Qyteti duhet të funksionojë si një familje. Nuk funksionon një familje normale kështu.”, tha Veliaj. 
    Vijon…
    Sigal