Veliaj: Ja 5 reformat e suksesshme, rriten kontribuesit e sigurimeve

    352
    Sigal

    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj u ndal sot, gjatë punimeve të konferencës me temë “Shqipëria dhe modeli social europian”, te 5 reformat e rëndësishme sociale që janë ndërmarrë në vend.

    Në takim ishin të pranishëm gjashtë nga institucionet më prestigjoze të mendimit publik në Shqipëri, të cilët u mblodhën për të bërë bashkë një analizë të modelit social.

    Veliaj gjatë fjalës së tij u ndal në pikat kryesore, që sipas tij, janë lajme të mira për modelin social që Shqipëria aplikon, të huazuara nga modelet e Bashkimit Europian.

    “Së pari zgjedhjet e 2013 ishin zgjedhje ideologjike, pasi për herë të parë folëm për përplasje ideologjike dhe jo për inate të së kaluarës politike. Për herë të parë folëm për sistemin e taksave që ne duam. Duam një taksë të sheshtë që mbrohet nga e djathta apo duam një taksë progresive që u evokua nga e majta. Nuk dua të hyj tek meritat e secilit prej propozimeve, por është më në fund një lajm i mirë që kandidimet dhe zgjedhjet politike po bëhen në bazë të ndasive të mëdha ideologjike , të majtës dhe të djathtës që ka pasur Europa sot”, u shpreh ministri Veliaj.