Veliaj: Dixhitalizojmë sigurimet qytetarët do i vetëkontrollojnë

    397
    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj gjatë analizës vjetore të punës së Institutit të Sigurimeve Shoqerore kak deklaruar se 2015-ta do të jetë një vit i rëndësishëm për dixhitalizimin e kontributeve të dhëna nga shqiptarët.
    Kjo sipas tij do t’i mundësojë çdo personi i cili është në punë, dhe i thuhet se u paguhen kontributet shoqërore, që të bëjë verifikimet përkatëse dhe të kontrollojë nëse ka vite të mangëta.
    “600.000 pensionistë dhe 650.000 të punësuar kanë kontakte të drejtpërdrejta me zyrën e sigurimeve shoqërore. Do jetë edhe viti më i rëndësishëm i dixhitalizimit të Sigurimeve shoqërore. Çdo qytetarë që ka rrogë, do të ketë mundësi të verifikojë nëse i paguhet apo nga punëdhënësi sigurimet shoqërore.”- tha Veliaj.
    Sigal

    Veliaj: Skema e re, pensionet rritje nga 2-40% 

    Ministri Veliaj ka folur edhe për reformën pensioneve, një nga arsyet e së cilës sipas tij kanë qenë edhe pensionet qesharake.
    “Një nga arsyet e reformës ishte se pensionet ishin qesharake. Njerëz që sado të kishin punuar, merrrenin vetëm 240 mijë lekë. Nuk ka asnjë dyshim se pensionet janë nga 2-40% më tëlarta. Kemi ndarë edhe pensione 340 mijë lekë. Viti 2014 i suksesshëm për pensionet. Ne nuk mund ta ndalojmë me kaq. Kemi pasur më pak subvencione nga shtetit. Ky është një lajm i mirë, por duhet bërë më tepër.”- tha Veliaj.
    Ai shprehet se pavarësisht se jemi një nga vendet me popullsinë më të re në botë kemi pasur më shumë pensionistë se sa të persona të punësuar që derdhnin kontributet shoqërore, duke rritur numrin e atyre që paguajnë sigurimet. Ai sqaron se është naivitet të thuash se gjithë ky shtim janë vetëm vende të reja pune, por ka edhe kalimi nga puna në të zezë në të bardhë shumë prej tyre.
    “Kemi sjellë sistemin në binarë. Sot kemi 650.000 vetë që janë në punë dhe kontribuojnë dhe 600.000 pensionistë. 650.000 vetë që janë në punë dhe kontribuojnë. Askush nuk është naiv që të pretendojë se të gjithë kjo rritje janë vende të reja pune. Disa janë, por ka edhe punë që kanë kaluar nga në të zezë në të bardhë. Suksesi më i madh pensionet që po japim sot.” – tha Veliaj.
    Veliaj: Shtojmë moshën e daljes në pension për zyrtarët e lartë
    Gjatë fjalës së tij, ministri Veliaj ka përmendur edhe ndryshimin më të ri për ligjin e pensioneve, ku ndryshohet mosha e daljes së pensionit dhe pagesa e kontributeve nga ana e tyre. 
    “E paimagjinueshme që funksionarët më të lartë të shtetit dalin në pension 55-vjeç. Kemi propozuar një rrokadë ku ulëm daljen në pension të minatorëve dhe ua rritëm moshën e daljes në pension funksionarëve të lartë”, tha Veliaj.
    Drejtoresha e Përgjithshme e ISSH-së, Vjollca Braho, e vuri theksin te rezultatet konkrete në fushën e kontributeve për vitin 2014. “Si rezultat i miratimit të ligjit për faljen e kamtvonesave dhe gjobave për kontributet e papaguara për të vetëpunësuarit në bujqësi dhe punës së madhe të bërë nga të gjithë punonjësit e sigurimeve u arrit të mblidheshin 5,917.9 milione lekë më shumë se planifikimi ose 318.7 përqind. Kjo arritje nuk vlen vetëm për sasinë e parave të futura në fondin e sigurimeve shoqërore, por edhe për rritjen e numrit të qytetarëve me mbrojtje shoqërore dhe pension të garantuar në vitet e pleqërisë. Edhe nga organet tatimore plani i të ardhurave u realizua në masën 101.3 %, me një tejkalim prej 673 milionë lekë. Ky realizim të ardhurash, bashkë me efektet e reformës së re, ul defiçitin e skemës dhe rrit qëndrueshmërinë e saj që këtë vit”, deklaroi ajo. Braho tha se gjatë vitit 2014 është rritur cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve dhe është ulur koha e lidhjes së pensioneve mesatarisht në 31 ditë nga 60 ditë që është koha maksimale ligjore për lidhjen e një pensioni.