Vdes në spital bosi i Cosa Nostra-s, Toto Riina

507
Bosi i njohur i mafies siciliane Salvatore “Toto” Riina është ndarë sot nga jeta nga sëmundja e kancerit, raportojnë mediat italiane.
Riina, 87-vjeç, bosi famëkeq i organizatës mafioze Cosa Nostra, u burgos në vitin 1993. Ai po vuante 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje.
Riina ndodhej prej disa ditësh në koma dhe familjes së tij i ishte dhënë leja për ta vizituar në spitalin e burgut në Parma.
Djali i madh i ish-mafiozit, Giovanni, gjithashtu po vuan dënim të përjetshëm në burg. Riina qëndron prapa një serie atentatesh me bombë në Romë, Milano dhe Fiernce, në vitin 1993.
Në 1992-shin, Toto Riina vrau dy gjykatësit e njohur që luftonin mafien Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Sigal