Vdes Lirak Bejko, u vetëdogj në grevën e ish të dënuarve politikë

    379
    Sigal

    Ish-i përndjekuri politik Lirak Bejko ndërron jetë në një spital në Bari, duke mos i mbijetuar djegies së rëndë në mbi 50% të trupit. Lajmi konfirmohet nga familjarët e Lirak Bejkos, të cilët sqarojnë se ish- i përndjekuri ndërroi jetë dje rreth orës 11:30 në poliklinikën qendrore të Barit. Lirak Bejko e ndërmori aktin e  vetëflijimit më datën 10 tetor, që përkonte me ditën e 19 të grevës së urisë së ish-të përndjekurve,  në shenjë proteste ndaj mos plotësimit të kërkesave të tyre, më kryesorja dëmshpërblimi për vitet e burgut