Vasili: Peshqit e mëdhenj po lirohen në janar

513
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, në një mesazh plot ironi i kërkon “ndjesë” publike se ka keqkuptuar premtimin për arrestimin në janar të “peshqve të mëdhenj”. Përmes një statusi në “Facebook”, Vasili tha se pavarësisht se u fol që do kapeshin, peshqit e mëdhenj u lanë të lirë. “Ndjesë 1000 herë i paskemi keqkuptuar ata, që na premtuan për peshqit e mëdhenj. Ata që folën në janar për peshqit e mëdhenj e kishin fjalën që peshqit e mëdhenj do lëshoheshin dhe jo do kapeshin. Ndjesë përsëri për keqkuptimin dhe vazhdoni zgjerimin e vrimave të rrjetës së përkohshme të prokurorisë, që peshqit të dalin të gjithë dhe pa siklet”, shkruan Vasili. Ambasadori Donald Lu ka lëshuar mesazhe të forta disa herë në publik se në muajin janar do të arrestoheshin të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”. Por deri më tani nuk është arrestuar asnjë peshk i madh dhe siç duket rrjetat ende nuk janë hedhur. 

Sakaq si Partia Demokratike si Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ngritur shqetësimin se “peshqit e mëdhenj” nuk do të shkojnë para drejtësisë, kjo pasi drejtësia është kapur nga qeveria. Sipas tyre qeveria Rama ka kapur drejtësinë duke emëruar Kryeprokurore të Përgjithshme të përkohshme vetëm me votat e mazhorancës. Veprim ky që do të çojë Opozitën e Bashkuar në protestën e 27 janarit. 
Ata që folën në janar për peshqit e mëdhenj e kishin fjalën që peshqit e mëdhenj do lëshoheshin dhe jo do kapeshin. Ndjesë përsëri për keqkuptimin dhe vazhdoni zgjerimin e vrimave të rrjetës së përkohshme të prokurorisë, që peshqit të dalin të gjithë dhe pa siklet
Sigal