Vangjel PRIFTI/ Shkrirja e Komunës Frashër, e pamundur për njerëz me mendje të përgjegjshme

    489
    Sigal

    Frashëri do të bëhet sikurse ishte në fundin e viteve tridhjetë, një qytezë e vogël

    *Kyetar i Komunës Frashër

     Trajtoj këtë shkrim në mbështetje të artikullit “Shkrirja e Komunës së Frashërit, tragjedi kombëtare”, shkuar nga prof. dr. Alfred Frashëri tek gazeta “Telegraf”, dt. 7 nëntor 2013, por njëkohësisht për t’i bërë dhe oponencë konkluzionit të tij përfundimtar.

    Së pari uroj dhe përgëzoj profesor Alfredin për kritikën që bën për institucionet e ngarkuara për hartimin dhe zbatimin e kësaj reforme, ku thekson se, Frashëri nuk duhet fshirë me një të rënë të lapsit, se bën krim. Ai artikull trajton historikisht vjetërsinë e kësaj komune dhe analizon gjendjen në Shqipëri lidhur me qëndrimin e shtetit  gjatë njëzet e dy viteve të tranzicionit, lidhur me mos interesimin për Komunën e Frashërit. Dhe artikulli bën thirrjen “Mos ndodhtë”. Deri këtu jam plotësisht dakord me profesor Alfredin. Edhe unë, si kryetar komune, ndjej shqetësim për fatin e ardhshëm të Frashërit, pajtohem me gjithë komunitetin që jeton sot në këtë komunë dhe ngre zërin që kjo komunë të lartësohet dhe të marrë vlerat që ka dhe jo të kthehet në rrënojë ku jetojnë vetëm egërsirat, sepse s’ka për të mbetur këmbë njeriu brenda 2-3 vjetësh po ndodhi kështu. Nuk pajtohem kurrë me konkluzionet dhe zgjidhjen që jep prof. dr. Alfred Frashëri për qendrën e komunës, që të vendoset buzë rrugëve automobilistike, në një fshat tjetër dhe emri të mbetet Komuna Frashër! Populli thotë “Guri i rëndë në vendin e vet”. Dhe Frashëri të mbetet Frashër, në Frashër dhe jo në Piskovë apo Këlcyrë. Në kërkesën që i kemi drejtuar Kuvendit Popullor dhe institucioneve të ngarkuara për ndarjen e re territoriale administrative ne kemi parashtruar këtë variant: 12 fshatrave të komunës sonë, t’u bashkëngjiten 6 fshatra të Kolonjës: Shijan, Vitisht, Piskal, Gaduç, Mbreshtan e Dërmar; 3 fshatra të Skraparit: Qeshibesh, Kakos e Sternec si edhe 4 fshatra të Cerjes: Borockë, Kosovë, Hotovë dhe Lupckë. Pra të shtohen edhe 13 fshatra duke e bërë Komunën e Frashërit me 25 fshatra. Sigurisht që, edhe në këtë mënyrë edhe pse do të ketë 25 fshatra kjo do të mbetet me status të veçantë, një minikomunë që e meriton këtë status për të bërë përjashtim nga komunat e tjera të Republikës.

    Frashëri, Meka e Shqipërisë

    Në këtë mënyrë Frashëri do të bëhet sikurse ishte në fundin e viteve tridhjetë të shekullit të 19-të, një qytezë e vogël dhe ju siguroj se do të ketë rritje popullsie jo 2-3 herë më shumë se sot por 20-30 herë, në qoftë se shteti do t’i kthejë sytë nga Frashëri i dëgjuar, nga Meka e Shqipërisë, nga vendi i Perëndisë.

     Edhe numri i fshatrave në Komunë janë 12 dhe jo 9 siç shkruhet në artikulli e lartpërmendur edhe pse kemi vetëm tetë kryepleqësi. Edhe numri i banorëve nuk është 387 por dyfishi I tyre. Në zgjedhjen për kryetar komune kishim 331 votues, sigurisht që dhjetëra mbetën pa votuar për arsye të ndryshme. Në Frashër nuk janë katër familje por 9 familje. Prandaj bëj thirrjen që bashkërisht të lartësojmë nderin dhe dinjitetin e Frashërit tonë, Frashëri s’duhet të vdesë kurrë. Po e lamë atë të vdesë, kemi për të marrë mallkimin më të rëndë nga brezat që do të vijnë nesër.

     Prof. Dr. Alfred Frashëri

    Më 12 tetor 1908 u hap e para shkollë shqipe në Frashër.

    Në 6 majin e vitit 1914 bandat e andartëve grekë dogjën 318 shtëpi të Frashërit dhe lanë pa strehë 1120 banorë, duke shfryrë tërë urrejtjen e tyre mbi këtë vatër të patriotizmit dhe veprën e Abdylit, Naimit dhe Sami Frashërit. Por edhe në periudhën e rënies së Frashërit, frashërllinjtë që mbetën e banonin atje, në këtë kështjellë natyrore majë maleve, fisnikë në shpirt, kishin të ndezur etjen për dije dhe flakën e atdhedashurisë.

    Në vitin 1923, krahina e Frashërit kishte 21 fshatra me 568 shtëpi. Vetë Frashëri kishte 42 shtëpi dhe 276 banorë. Pas çlirimit të atdheut, rinisi një zhvillim i ri edhe në Frashëri. Rreth vitit 1985, në Frashër kishte 592 banorë. Kishte shkollë tetëvjeçare, një shkollë të mesme bujqësore, spital, farmaci, shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri, postë policie, dyqane, baxho.

    Gjatë periudhës së tranzicionit filloi largimi i popullsisë nga Frashëri. Frashëri pothuajse është zbrazur vitet e fundi, si edhe shumica e fshatrave të Shqipërisë.

    Aktualisht atje banojnë katër familje. Të njëjtin fat si Frashëri kanë edhe fshatra të tjera të Dangëllisë.

    Por Frashëri ka edhe një veçori të rrallë. Mësimi i Halit Frashërit, babait të vëllezërve Frashëri, për shkollimin e fëmijëve si kusht për të bërë Shqipërinë, u përvetësua si në asnjë vend tjetër nga frashërllinjtë. E nëse para Luftës së Dytë Botërore, kryesisht nga familjet e pasura, në gjysmën e dytë të shekullit që kaloi, pas çlirimit, ai mësim u vu në jetë nga familjet e frashërllinjve nga të gjitha shtresat.

    Kjo përbën atë dukuri unike të Frashërit, jo vetëm për Shqipërinë e tërë Ballkanin, që unë e quajta DUKURIA FRASHËRI: mësoi babai, shkolloi djalin e vajzën, u mësuan nipi e mbesa, stërnipi e stërmbesa dhe dijet e tyre i vunë në shërbim të Shqipërisë, në të gjitha kohërat.