Valbona Bozgo/ Mbrëmja e ekuinoksit pranveror

    366
    Sigal

    (Tregim)

     Është njëzetë mars, dita e ekuinoksit pranveror, kur dielli bie pingul mbi ekuadorin e tokës, ose, thënë ndryshe: ”bie në pus”. Sa kureshtare jam të shoh vërtetë pasqyrimin e tij, në ujët e një pusi! Përfytyroj diskun e përflaktë të tij, si krifë luani, që përpiqen ta ngrenë lart me kova e çikrikë, teksa buzëve të enës i derdhen si llavë, rrezet.

    Sigurisht, nuk mund ta gëzojë një shfaqje të tillë. Jo në qytet, natyrisht. Pus kam parë, para kaq e kaq vitesh, kur isha fëmijë, në fshat, tek të afërmit e mi, kur shkoja me pushime në verë. Tani, fshatrave u kaloj vetëm anës, kur udhëtoj xhadesë me makinë. Brendësinë e tyre e shoh rastësisht në ndonjë emision në televizion.

    Është mbrëmje e këndshme. Në njërën prej vazove në ballkonin tim, ka çelur një lule. Ajo nuk e di, që sot barazohet nata me ditën. As, edhe se, po të kishim një pus, do të shihnim pasqyrimin e diellit në të, të cilit, ajo i ngjan nga ngjyra.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf