Vajza dhe ish-bashkëshortja e Johny Depp në sfilatën e ‘Chanel’

527
Vanessa Paradis ka qenë për një kohë të gjatë muza e krijuesit të ‘Chanel’, Karl Lagerfeld, por duket se ish-bashkëshortja e Johny Depp do t’ja lërë stafetën vajzës së saj, Lily Rose Depp.
Nënë e bijë kanë mbërritur me veshje ‘casual’ në shfaqjen ‘Haute Couture’ të organizuar në Paris, përpara se të ndërroheshin me veshje të markës së njohur dhe të bëheshin pjesë e shfaqjes mondane.
15-vjeçarja Lily, që duket kopja e nënës së saj kur kishte të njëjtën moshë, ka veshur një fustan të thjeshtë me ngjyrë të zezë, ndërsa Vanesa Paradis një kostum elegant në ngjyrë ari.
Sigal