Ushtria ruse ndalon “selfiet”

649
Ministria ruse e Mbrojtjes nxorri një urdhër që u ndalon të gjithë ushtarëve të saj profesionistë postimin e fotove në rrjetet sociale.
Sipas autoriteteve ruse, vendimi është marrë për arsye sigurie, pasi fotot dhe gjeo-lokalizimi mund të nxjerrin në publik sekrete të bazave dhe ushtrisë ruse.
Vendimi mbërrin pas disa rasteve, ku nëpër rrjetet sociale është verifikuar e kundërta e pretendimeve të Moskës, sidomos sa i takon qëndrimit të saj në Ukrainë.
Në njërin nga këto postime në vitin 2014, ushtari Mikhail Chuguno publikoi një imazh me shënimin: “Me Gradët për në Ukrainë”.
Imazhi tregon një karvan automjetesh transportuese ushtarake dhe Gradët janë model raketash ruse, që besohet se u janë dorëzuar separatistëve në lindje të Ukrainës.
Sigal