Ushtarakët e shquar, “medalje ari” prej… zinku, inoksi, alumini e bakri

769
Për vepra të shquara në mbrojtjen e atdheut psh., jepen medalje të arta, por sipas vendimit të rilindjes ato nuk do të jenë prej ari, por do të jenë prej zinku, inoksi, tunxhi, plumbi, bronzi, alumini e bakri, madje sipas vendimit edhe këto nuk do të kenë 100% përbërje zinku, bronzi, tunxhi, alumini e bakri, por të përzier me përmbajtje hekuri, me sa duket që të kthehen shpejt në skrap
Ndoshta, me këtë mendje kundër vlerave kombëtare të luftës dhe ushtrisë shqiptare që ka kjo “çetë” qeveritare me emrin “Rilindje”, mund të ndodh që edhe në 5 Maj të merret vendim për të mos lejuar familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës të bëjnë homazhe nderi tek të rënët që prehen gjithë lavdi në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit!
Çfarë nuk po dëgjojmë të bëhet dhe çfarë nuk po bëhet faktikisht nën pushtetin e “Rilindjes”, me qëndrimin ndaj ushtarakëve, veteranëve të luftës, ushtarakëve në rezervë dhe dëshmorëve të luftës. Pas tentativës për heqjen e dekoratave të luftës Nacional-Çlirimtare, në datën 13 prill 2016, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim tallës, që ka lidhje me dinjitetin, sakrificat dhe kontributet e shquara të ushtarakëve shqiptarë. Është një vendim denigrues, që përdhos figurën e nderuar të ushtarakëve shqiptarë dhe të ish-ushtarakëve madhorë ët cilët janë gjallë, ose që nuk jetojnë më! Ky vendim ka lidhje me dhënien e dekoratave, medaljeve e titujve të lartë të nderit për ta. Sipas vendimit Nr. 275, datë 13. 04. 2016, përcaktohen modelet dhe kriteret e dhënies së këtyre titujve të nderit, si dhe autoritetet që kanë të drejtë t’i propozojnë e t’i japin. Natyrisht që tituj, deklarata, medalje e certifikata janë dhënë e do të jepen për ushtarakët dhe për personalitete te jetës civile të çdo fushe. Por ajo që përbën tallje në këtë vendim të “rilindjes” në vlerësimin e kontributeve e veprave të shquara të ushtarakëve dhe ish-ushtarakëve është fakti që qeveria ka vendosur të akordojë dekorata e medalje… “copë pafillo”, që kuptohet si dekoratë “copë llamarinë”!në Fletoren Zyrtare nr. 66, datë 21 prill 2016 është publikuar Vendimi i Këshillit të Ministrave, VKM Nr. 275, datë 13.4.2016 “Për modelin, përshkrimin, rregullat, procedurat dhe dhënien e medaljeve dhe certifikatave në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, vendim që me firmën e zv/kryeministrit Niko Peleshi ka hyrë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare, pra 4 ditë më parë! Në këtë vendim përcaktohet llojet e medaljeve që do të jepen për ushtarakët dhe ish-ushtarakët dhe përbërja e tyre fizike! Këtu qëndron tallja që bën qeveria me ushtarakët e shquar.


 Për vepra të shquara në mbrojtjen e atdheut psh., jepen medalje të arta, por sipas vendimit të rilindjes ato nuk do të jenë prej ari, por do të jenë prej zinku, inoksi, tunxhi, plumbi, bronzi, alumini e bakri. Madje, sipas vendimit edhe këto, nuk do të kenë 100% përbërje zinku, bronzi, tunxhi, alumini e bakri, por të përzier me përmbajtje hekuri. me sa duket që t’u kthehen shpejt në skrap! Kjo nuk është pakujdesi, por duket qartazi që është skenar i paramenduar për të zhvlerësuar figurën dhe sakrificat, shërbimet e shquara dhe deri jetën që ushtarakët kanë dhënë e japin në shërbim të atdheut e kombit. Nuk është rasti, mbasi tallja me ushtarakët ka arritur deri aty, sa qeveria bën sikur u fal qindrat që kanë marrë gabimisht nëpërmjet pensioneve, por nuk po u shfuqizon ligjin që u ka mohuar pensionet që u takojnë! Nuk është rastësi, as dhënie e dekoratave e titujve me përbërje llamarinë, kur dihet që po nga kjo qeveri u vendos të hiqen tituj, medalje e dekorata nderi të dhëna për kontributet e shquara e për gjakun e derdhur në luftën Nac-Çl. po kështu nuk është rastësi, por është denigrim fakti, që nën pushtetin Rilindjes, ushtarakët e kanë pagën mujore, sa paga e një ish-kapteri në pushtetin e PD! Nuk është rastësi, por është skenar për të denigruar ushtarakët aktiv dhe atë në lirim, por së pari veteranët e luftës dhe dëshmorët e atdheut, fakti që tentohet të shkrihet organizata e veteranëve të luftës dhe të “shkulen” varrezat e dëshmorëve të Atdheut! Këtë skenar, kjo qeverisje e kulmoi me vendimin e marrë 2 ditë përpara 28 nëntorit 2015, për mos pranimin e veteranëve dhe ushtarakëve madhorë në ceremonitë zyrtare protokollare të përkujtimit të festave kombëtare të 28-29 nëntorit! Ndoshta, me këtë mendje anti-vlera kombëtare të luftës dhe ushtrisë shqiptare që ka kjo “çetë” qeveritare me emrin “Rilindje”, mund të ndodh që edhe në 5 Maj, të marr vendim për të mos lejuar familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës të bëjnë homazhe nderi tek të rënët që prehen gjithë lavdi në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit! ajo që kanë bërë është trupi i radhës, që shërbimet e shquara deri me dhënie jete të ushtarakëve aktivë, të ushtarakëve në lirim dhe të ushtarakëve madhorë që jetojnë e që nuk jetojnë, do të shpërblehen me medalje… copa llamarine! e sikur të mos mjaftonte kjo përbërje llamarine e medaljeve, një tjetër tallje po denigruese bëhet prej qeverisë edhe me vlerën financiare që shoqëron medaljet që jepen. për çdo medalje qeveria jep një “zar” financiar, që shoqëron medaljen vetëm ditën e dhënies së saj! Po sa është kjo vlerë financiare? Është një turp! Psh., “Medalja e nderit” vlen 40 000 lekë, medalja në “Në shërbim të Atdheut” dhe “Medalja e trimërisë” kushtojnë nga 30 000 lekë, medalja “Për shërbime të veçanta” shpërblehet me 1 pension pleqërie fshati ose me 10. 000 lekë, ndërsa medalja “Medalja e karrierës” ka çmimin 5 000 lekë, ose sa 7 bukë
————————
Ja 10 medalje të larta që duhen dhënë prej ari, por jepen prej bakri e zinku 
1. “Medalja e Nderit” 
Materiali: zink, plumb, stagno, bakër, bronz, me përqindje të ndryshme
2. “Medalja e mirënjohjes” 
Materiali: zink, Plumb, Stagno, Bakër, Bronz, me përqindje të ndryshme
3. “Në shërbim të atdheut” 
Materiali: zink, plumb, stagno, bakër, bronz, me përqindje të ndryshme
4. “Për shërbime të shquara” 
Materiali: zink, plumb, stagno, bakër, bronz, me përqindje të ndryshme
5. “Medalja e trimërisë”
Materiali: zink, plumb, stagno, bakër, bronz, me përqindje të ndryshme
6. “Për shërbime të larta” 
Materiali: zink, plumb, stagno, bakër, bronz, me përqindje të ndryshme
7. “Medalja e karrierës”
Materiali: zink, plumb, stagno, bakër, bronz, me përqindje të ndryshme
8. “Medalja e sakrificës”
Materiali: zink, plumb, stagno, bakër, bronz, me përqindje të ndryshme
9. “Për shërbime të veçanta”
Materiali: zink, plumb, stagno, bakër, bronz, me përqindje të ndryshme
10. “Medalja luftëtari”
Materiali: zink, plumb, stagno, bakër, bronz, me përqindje të ndryshme
—————————- 
Tallja financiare që bën qeveria, me shpërblimin për medaljet
“Çeku” për 16 medalje: Nga vlera e 1 page kapteri, tek 7 bukë
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 276, datë 13.4.2016 “Për përcaktimin e masës së shpërblimit për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”
1. “Medalja e nderit”: 40 000 lekë 
2. “Medalja e mirënjohjes”: 30 000 lekë
3. “Në shërbim të atdheut”: 30 000 lekë 
4. “Shërbime të shquara”: 20000 lekë 
5. “Shërbime të larta”: 20 000 lekë. 
6. “Medalja shpëtimtari”: 30 000 lekë 
7. “Medalja e trimërisë”: 30 000 lekë
8. “Medalja e sakrificës”: 20 000 lekë 
9. “Medalja e karrierës”: 5 000 lekë 
10. “Shërbime të veçanta”: 10 000 lekë
11. “Medalja e ushtarit”: 10 000 lekë
12. “Medalja e pilotit”: 10 000 lekë
13. “Medalja e marinarit”: 10 000 lekë 
14. “Medalja e dijes”: 10 000 lekë
15. “Medalja e mbështetjes”: 10 000 lekë 
16. “Medalja e karrierës”: 5 000 lekë
Sigal