Urimi i Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta, për gratë me rastin e ditës së 8 marsit

623
Një mëngjes ndryshe me vajzat dhe gratë e LSI, në zyrën e Ministres së Integrimit, znj. Klajda Gjosha.

Kështu zgjodhi ta nisë ditën në këtë 8 mars, Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta. Mes urimesh dhe shkëmbimit të energjisë pozitive, z. Meta vlerësoi dhe shprehu mbështetjen më maksimale për shpirtin human e luftarak të grave dhe vajzave, forcën e tyre, përkushtimin, jo vetëm për familjen por edhe për të ardhmen europiane të vendit. 

Kryetari i LSI-së theksoi se sfidat janë më të lehta kur gratë fuqizohen dhe se roli i tyre në shoqëri ka shumë peshë kur ato janë bashkë në çdo kauzë. 
“Sepse sfidat janë më të lehta për t’u kapërcyer kur vajzat dhe gratë fuqizohen. Sepse i roli i tyre në shoqëri ka më shumë peshë kur ato janë bashkë për një kauzë të caktuar. Gëzuar 8 marsin!”, – u shpreh z. Meta në këtë ditë feste.
Kështu nisi dita e 8 marsit për zonjat e LSI-së. Tashmë ato janë në të gjithë Shqipërinë për t’iu dhënë mbështetjen çdo gruaje, nëne, vajze, në çdo cep të vendit. 
Sigal