Urgjenca mjekësore, Beqaj debate të forta me PD për projektin

450
Ka vijuar me akuza dhe kundërakuza mbledhja e komisionit të shëndetësisë, ku ka raportuar ministri Ilir Beqaj në lidhje me funksionimin dhe organizmin e urgjencës mjekësore.
Ministri ka shpjeguar se me organimzin e ri dhe me shtimin e 500 vetëve perosnel, si dhe ngritjen e Qendrës Kombëtare të Kontrollit pritet një përmirësim të ndjeshëm. 
Koha e mbërritjes së auto-ambulancës do të jetë vetëm 12 minuta në qytet dhe 20 minuta në zonat rurale, pasi ka një shpërndarje më të mirë të auto-ambulanacave në pika të ndryshme. 
“Ka bërë kjo që shërbimi i urgjencës të përkeqësohet, që koha të rritet për të shkuar tek qytetari i sëmurë, sepse ju qëllimisht i keni lënë auto-ambulancat pa riparuar dhe pa investuar?”, tha deputetja e PD, Albana Vokshi. 
“Nëse deri në janar 2016, nga 190 auto-ambulanca vetëm 70 ishin në shërbim; tashmë, nga 1 shkurti 2017 kemi kaluar në 127 auto-ambulanca. Investuam 10 miliardë lekë për urgjencën, por gjetëm edhe nja 40 miliardë borxhe. Po të mos i kishim gjetur do të kishim investuar për auto-ambulancat dhe për godinën. Nuk e dinim që zullumi juaj ishte deri në atë pikë”, u përgjigj Beqaj. 
Sipas ministrit Beqaj, me një flotë prej 127 auto-ambulancash në dispozicion përllogaritet mesatarisht 1 auto-ambulancë për 23 mijë banorë në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, në qershor agjencia turke “Tika” pritet të dhurojë 40 mjete të tjera.
Sigal