“Urdhri i mjekut”, kundër testimit të bluzave të bardha

    411
    Sigal

    Testimi i 3700 mjekëve dhe rreth 13 mijë infermierëve e laborantëve nuk është pritur mirë as nga ata që do t’i nënshtrohen këtij testi, por as nga “Urdhri i mjekëve”, i cili përcjell pakënaqësitë e mjekëve në lidhje me këtë testim. Presidenti i “Urdhrit të Mjekëve” Dine Abazaj e sheh këtë testim si të pavend për aq kohë sa mjekët kanë licencën e Urdhrit të Mjekut. “Të gjithë mjekët që janë licencuar në bazë të disa kritereve, dosjeve, të dhënave nga drejtori të institucioneve mbi performancën dhe kapacitetet e tyre profesionale sjelljen e tyre profesionale. Kështu që nuk e di se si mund të jetë më e testuar profesioniste. Në vend që të testohen mjekët në këtë mes unë do thosha testohen drejtuesit e institucioneve shëndetësore se sa janë të aftë,” është shprehur Dine Abazaj.