Urdhri i Farmacistit: 11-12 prill provimi për aftësimin praktik. Ja dokumentet

    448
    Urdhri i Farmacistit njofton se afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për të hyrë në provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 31 Mars 2015. Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP për herë të dytë, duhet të paraqesin brenda datës 31 mars 2015 kërkesën për ritestim dhe mandatin e pagesës. Provimi i vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambientet e Fakultetit Shtetëror të Farmacisë, nga data 11 – 12 Prill 2015, sipas ndarjes së mëposhtme:
    Data 11.04.2015 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1598 – 1648
    Data 12.04.2015 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 1649 – 1675 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.
    Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit.
    Provimi i shtetit
    Ndërsa për provimin e shtetit, Urdhri i farmacistëve njofton se regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Maj 2015 do kryhet nga data 15 – 20 Prill 2015 pranë zyrave të UFSH-së Tiranë. Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti janë: Formular aplikimi; Fotokopje e kartës së identitetit; Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave; Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës; Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP); Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar); Raport mjeko ligjor.8; Dëshmi penaliteti; Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale; 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).
    Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për t’u regjistruar për provim shteti janë: Formular aplikimi; Fotokopje e kartës së identitetit; Raporti mjeko-ligjor; Dëshmi penaliteti; Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale; 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).
    Sigal