Uragani Willa së shpejti në Meksikë, nisin evakuimet

465
epa07114561 Puerto Vallarta residents protect their businesses before the arrival of Hurricane Willa, in Puerto Vallarta, Jalisco state, Mexico, 23 October 2018. Willa, a category 4 hurricane, continues to approach the Mexican coast, while the storm Vicente was downgraded to a tropical depression, reported today the National Meteorological Service (SMN), which announces torrential rainfall in the west of the country. EPA/Francisco Pérez
Sigal

Më shumë se 4250 njerëz janë urdhëruar të lënë shtëpitë e tyre në qytetet meksikane në brigjet e Paqësorit, ku parashikohet mbërritja e Uraganit Willa.

Drejtori i mbrojtjes Civile Luis Felipe Puente ka thënë në një konferencë për shtyp që janë ngritur rreth 58 qendra ku mund të qëndrojnë të evakuarit.

Të shumtë janë ata që kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e të afërmve dhe miqve të tyre. Shtetet perëndimore të Sinaloa, Colima dhe Nayari janë më të kërcënuarat nga stuhia.

Në Nayarit gjashtë qytete kanë mbyllur shkollat dhe dyqanet. Forcat zjarrfikëse kanë urdhëruar banorët të qëndrojnë në shtëpi, larg dritareve dhe të ruajnë qetësinë.