Universitete, 3 mijë maturantë nuk regjistrohen

    318
    Pas përfundimit të procesit të regjistrimit të kandidatëve për të studiuar në universitet, ka rezultuar se 3 mijë maturantë nuk janë regjistruar.
    Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, janë regjistruar 16 mijë maturantë nga 19 mijë që ishte numri i fituesve, ndërsa 3 mijë maturantë të tjerë nuk jane regjistruar. Mosregjistrimi i 3 mijë maturantëve do të thotë më shumë shanse për maturantët e tjerë, të cilët nuk arritën të kapnin një degë. Aplikantët me formularët A2, të cilët nuk janë shpallur fitues në këtë fazë, do të presin dhe do të kontrollojnë nëse kanë fituar në listat e fazës së dytë, që shpallen më datë 14 shtator. Edhe për ata që kanë plotësuar formularin A3, rezultatet përfundimtare të fituesve për në universitet do të shpallen më 14 shtator. Ndërsa ata që nuk u regjistruan në këtë fazë të parë, e kanë humbur mundësinë për të studiuar në degën ku kanë rezultuar fitues. Dje ka përfunduar procesi i regjistrimit për maturantët, të cilët rezultuan fitues për universitetet publike.
    Sigal