Ulqin, rrahje masive mes të rinjve për një vajzë

461
Dy grupe të rinjsh në Ulqin janë rrahur ndërmjet vetes, ndërsa nuk ka pasur lëndime serioze. Mediat vendase transmetojnë se arsye e zënkës e më pas edhe e përleshjes fizike, ka qenë mos sqarimi hesapeve rreth një vajze. Disa portale më herët kishin njoftuar se rrahja ka qenë me baza nacionale, por këtë e përgënjeshtroi policia. Në njërin grup ishin katër të rinj të Kosovës me qëndrim në Zvicër e në tjetrin tre vendës me tri përkatësi fetare.
Sigal