Ulja e qepenave në Durrës, tregtarët të revoltuar mbyllin portën hyrëse të tregut

668
Ashtu siç dje u lajmërua nga përfaqësuesit e biznesit të vogël, pak minuta më parë në të gjithë vendin, qepenat e dyqaneve janë ulur në shenjë proteste ndaj vendosjes së TVSH-së biznesit të vogël.
Në tregun e qytetit të Durrësit, tregtarët nuk janë dakord me shtimin e kësaj takse të re, ata shprehen se nuk e përballojnë dot.
Tregtarët e Durrësit thonë se madje edhe farat i marrin borxh. Në shenjë proteste përveç uljes së qepenave të dyqaneve, ata kanë mbyllur edhe portën hyrëse të tregut.
Megjithatë disa prej tregtarëve nuk kanë qenë dakord me këtë veprim duke e rihapur portën.
Sigal