UKT: Ja zonat e Tiranës ku mungon uji. Qytetarët pa ujë deri në orën 22:00

576
UKT njofton të gjithë qytetarët e Tiranës, se si pasojë e kushteve të rënda atmosferike të ditës së djeshme ka turbulencë në liqenin e Bovillës, për këtë arsye impianti i Bovillës ka mungesë të furnizimit me ujë. Zonat të cilat nuk furnizohen me ujë të pijshëm janë: Kinostudio, Zona e Xhamllikut, Allias, Pazari i Ri, 5 Maji, Laprake, Rr. e Kavajes, Rr. e Durresit.

Stafi i UKT-së bën me dije se po punon intensivisht për kthimin në normalitet të situatës! Ndërkaq, kryebashkiaku Erion Veliaj bën të ditur se “Gjithë çisternat tona në gatishmëri nga avaria në Bovillë! Pas riparimit të impiantit të dëmtuar prej reshjeve e inerteve, për pak orë nis funksionimin e plotë.”

Në postimin e tij në “Facebook”, Veliaj paralajmëron se uji do të vijë “pas pak”, mirëpo, Brunilda Xhixho nga zyra e shtypit të Ujësjellësit të Tiranës, thotë se uji do të vijë në orën 22:00.
Sigal