Është duke u mbajtur në Nion të Zvicrës evenimenti për hedhjen e shortit të Uefa Champions League ku dhe do të jepen shumë çmim për disa lojtarë e ish-lojtarë. Ndërsa tani çmimin e parë e ka marrë David Bekam.
“Çmimi Presidencial i UEFA-s”. I jepet Dejvid Bekam për arritjet e jashtëzakonshme në futboll, profesionalizmit dhe kualiteteve të mëdha si njeri. Keilor Nava shpallet portieri më i mirë i sezonit duke mposhtru Alison Beker dhe Xhanluixhi Bufon.
Ndërkohë Ramos shpallet mbrojtësi më i mirë i vitit duke mudnur Marselon dhe Varanin. Modriç shpallet mesfushori më i mirë. Eqaul Game i jepet Guram Kashias. Çmimi është dhënë pasi lojtari vendosi në krah një shirit kapiteni ku shprehej mbështetja ndaj LGBT-së.
Çmimet Live|
Trofeun e “Futbollistit më të mirë të Vitit” e fiton Luka Modriç. Kroati ka mposhtu për këtë trofe Kristiano Ronaldon dhe Muhamed Salah.
Çmimin e “Futbollistes së Vitit” e fiton Pernille Harder.
Trofeu “Equal Game” jepet për herë të parë dhe e fiton Guram Kashia.
Sulmuesi më i mirë i vitit është shpallur padyshim Kristiano Ronaldo.
Luka Modriç shpallet padyshim “Mesfushori më i mirë i vitit”
Serxhi Ramos fiton çmimin e “Mbrojtësit më të mirë të sezonit”
Keilor Navas fiton çmimin “Portieri më i mirë i sezonit”
Devid Bekam fiton “Çmimin Presidnecial nga UEFA”