U shit 12 vjeçe nga prindërit, burri e shfrytëzoi për prostitucion

    389
    E shitur në martesë vetëm kur ishte 12 vjeç, më pas e trafikuar nga bashkëshorti si prostitutë. Kjo është historia e Arjanës, një vajzë shqiptare që ka rrëfyer skllavërinë e saj për rrjetin “Sky News”.
    Për të mbrojtur identitenin e saj, redaksia e “Sky News” i ka ndryshuar emrin, teksa Arjana rrëfen të gjitha vuajtjet që i nisën shumë herët kur ishte ende fëmijë.
    Ajo përshkruan me dhimbje momentin kur bashkëshorti e detyroi të punonte si skllave seksi në vende të ndryshme të Europës, deri kur me ndihmën e një të afërmi arriti të largohej në Britani.
    “Nuk doja të përdoresha seksualisht nga të gjithë ata meshkuj, e kush do, por nuk kisha zgjidhje tjetër, ai më rrihte. Në atë kohë nuk ndihesha njeri, thjesht një kafshë” tregon vajza shqiptare.
    “Sky News” shkruan se dhunë është veçori e shpeshtë në skllavërinë moderne e cila merr forma të ndryshme si shfrytëzimi seksual, robëria shtëpiake dhe puna e detyruar.
    Është një biznes global dhe burimi i përfitimeve të mëdha për trafikuesit dhe organizatat kriminale.
    Shumë njerëz mendojnë se skllavëria ka përfunduar 200 vjet më parë dhe njerëzit e mendojnë skllavërinë si diçka që ka të bëjë me zinxhirët, litarët apo gjëra të ngjashme.
    Por skllavëria sot ka tjetër portret. Ajo ka të bëjë me shfrytëzimin e njerëzve si mallra dhe që shiten.
    Skllavëria nuk i përket të kaluarës, ajo thjesht është modernizuar, jeton aktive në kohët e sotme dhe madje ka prirje për rritje.
    Sigal