U kapën me qindra mijëra paund kokainë, 21 vite burg 3 shqiptarëve

    51
    Tre trafikantë shqiptarë që u kapën me kokainë që arrinte vlerën e qindra mijëra paundëve janë dënuar me rreth 21 vite burg në total.
    Ermal Tyto, Elton Kanani dhe Ardi Kurdi u dënuan nga një gjykatë britanike pasi u kapën me drogë gjatë muajve të kaluar, si pjesë e një organizate kriminale.
    Kanani u arrestua më 26 prill, pasi trafikoi drogë me Tyton në Greenway Close, N11.
    Atij iu kapën katër kilogramë kokainë në makine, me vlerë 280 000 – 400 000 mijë paund, tha Policia Metropolitane.
    Kanani u arrestua në vendngjarje teksa pas kërkimeve në shtëpi iu gjetën edhe disa lloje droge, përfshirë kokainën e klasit A, vlera e së cilës në rrugë kaptën vlerën e 139 000 – 199 000 paundëve, shrkuan Tv Klan.
    Më 18 Maj, Mercedesit të Tytos iu bashkua një tjetër makinë e së njëjtës markë që drejtohej nga Kurdi. Kurdi hyri në makinën e Tytos me tre çanta, dhe doli me tri çanta të tjera.
    Të dy u arrestuan pasi në makinat e tyre u gjetën 53 000 paund para të thata dhe kokainë që arrinte vlerën e rreth 200 000 paundëve në rrugë.
    Pas pranimit të akuzave, 41-vjeçari Elton Kanani u dënua me 6 vite e 7 muaj burg; 28-vjeçari Ermal Tyto u dënua me 9 vite e 4 muaj, ndërsa 31-vjeçari Ardi Kurdi u dënua me 5 vite burg.
    Gjykata britanike po ashtu lëshoi edhe një urdhër-konfiskimi për pasuritë e shqiptarëve, me argumentimin se janë krijuar nga aktivitete të paligjshme.