U kap duke vjedhur në një banesë, pranga 35-vjeçarit në Elbasan (Emri)

535
Një 35-vjeçar në qytetin e Elbasanit u arrestua nga policia pasi u kap duke vjedhur.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Adriatik Cerriku, 35 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Skëndërbej” dyshohet të ketë tentuar të futet në banesën e shtetasit B.D., 44 vjeç.

Grupi hetimor, gjatë veprimeve të para hetimore, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një kaçavidë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.
Sigal