“U bëra trafikant droge që të operoja babanë”

498
Vetëm për të shpëtuar të atin, një shqiptar është detyruar që të bëhej trafikant droge. Kjo histori e trishtë e cila e ka zanafillën në vitin 2012 ku i ati duhej të kryente një ndërhyrje, e ka detyruar atë që të merrej me drogë. Në vitin 2012, ai kishte shkuar në Itali me babanë e tij, i cili vuante nga zemra. Mjekët në Teramo i kishin thënë se duhej të operohej, ndërsa shefi i pavionit Vito Ciampini i kishte kërkuar 5 mijë euro nën dorë për ndërhyrjen kirurgjikale të të atit.
Për të siguruar paratë, shqiptari nisi të merrej me trafikun e drogës, derisa u kap në vitin 2014. Hetuesit italianë i kanë sekuestruar mjekut 73 mijë euro nga llogaria bankare që dyshohet se i ka përfituar nga marrja e ryshfetit.
Sigal