Tushaj: Komision verifikimi për çdo titull pronësie, Kryemadhi: Zhvillimi i Lezhës i madh

497
Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj zhvilloi takime me banorë të fshatrave Rrilë dhe Shënkoll. Në këto takime, Tushaj shoqërohej nga deputetët e qarkut të Lezhës, znj. Monika Kryemadhi, z. Gjovalin Kadeli dhe z. Arben Ndoka. Tjetërsimi i pronave dhe problemet me tapitë e tokave janë probleme që shqetësojnë prej vitesh banorët e Shënkollit, e njohur ndryshe si zona e Bregut të Matës. Gjatë takimit që “ASHE”-së zhvilloi në fshatin Rrilë, ishin pikërisht banorët atatë cilët e ngritën si shqetësim, ndërsa kërkuan ndihmë për gjetjen e një zgjidhje. Në përgjigje të tyre, kandidati z. Viktor Tushaj dhe deputetja znj. Monika Kryemadhi garantuan banorët se shumë shpejt do të merren në shqyrtim të gjitha dosjet që janë aktualisht në komunën e Shënkollit. Ata u premtuan banorëve se ky proces do të ndiqet në rrugë ligjore deri në zbardhjen e plotë dhe vënien e drejtësisë në vend.
Gjatë takimit që “ASHE”-së zhvilloi në fshatin Rrilë, ishin pikërisht banorët atatë cilët e ngritën si shqetësim, ndërsa kërkuan ndihmë për gjetjen e një zgjidhje. Në përgjigje të tyre, kandidati z. Viktor Tushaj dhe deputetja znj. Monika Kryemadhi garantuan banorët se shumë shpejt do të merren në shqyrtim të gjitha dosjet që janë aktualisht në komunën e Shënkollit. Ata u premtuan banorëve se ky proces do të ndiqet në rrugë ligjore deri në zbardhjen e plotë dhe vënien e drejtësisë në vend.
“Zhvillimi i zonës së Lezhës do të jetë jashtëzakonisht i madh dhe aq më shumë zhvillimi i Rrilës dhe i Shënkolit për të vetmen arsye sepse ju e meritoni më shumë se çdo kush tjetër. Sepse keni votuar për 25 vjet rresht dhe ju kanë harruar. Ju kanë konsideruar se ju kanë në xhepin tuaj dhe bëjnë si të duan. Iku koha kur njerëzit merreshin si dele dhe viheshin në rresht për të votuar. Unë jam skandalizuar në Shënkoll se si njerëzit kanë nga 150 vjet që jetojnë aty , janë pronarë të tokës dhe nuk janë pronarë të oborrit të vet. Vetëm këtu ka ndodhur kjo. Prandaj në 21 qershor duhet ndryshuar që ato dosje që janë kapicë te Kadastra e komunës mos t’u bëhet më presion njerëzve që më jep votën që të përcjell dosjen për në prefekturë apo për në hipotekë, por të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga këta njerëz të cilët për të dhënë një certifikatë të gjendjes civile i mbajnë peng njerëzve dhe ju bëjnë presion”, tha znj. Kryemadhi.
Sigal