Turizëm elitar duam, turizëm grabitqar bëjmë!!

729
Sigal

Nga Bledi Dervishaj

Dëshira për të realizuar turizëm elitar është e mirëpritur, por duhet ta pranojmë që për një kohë të gjatë, nuk do të mund të ofrojmë shërbime turistike cilësore në bregdet.

Fqinjët tanë Greqia, Mal i Zi, dhe pak më tej Kroacia jetojnë me turizmin, ndërsa tek ne edhe turizmi po përdoret si mundësi për të zhvatur në mënyrë të diferencuar.

Sa më shpejt ta pranojmë që s’dimë, dhe kemi shumë sipërmarrës të infektuar nga makutëria, aq më shpejt do mësojmë dhe do shërojmë çdo lloj infeksioni edhe në këtë sektor.

Sezon i shkurtër turistik, nuk është jutifikim për shërbimet që së shumti janë për turp dhe me çmime jashtë çdo realiteti.

Po të kesh kulturë turizmi, sjelljen dhe cilësinë e duhur, mund t’i afrosh njerëzit pranë detit që në fillim të muajit maj deri në fund të shtatorit.

Turisti në vendin ku do të ushqehet dhe pushojë duhet të ndihet i mirëpritur, i sigurtë, dhe nën kujdesin e ofruesit të shërbimit.

Ka dhe detaje të tjera të rëndësishme në këtë industri, por të paktën ta bëjmë të ndihet i vlerësuar si në shtëpinë e tij dhe jo i zhvatur nga fakti i qënies larg saj.