Turistja e refuzon, shqiptarit i “hipën gjaku në kokë” dhe i thyen 4 dhëmbë

531
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka dhunuar një turiste në qytetin Caorle.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në sheshin e Movida, teksa shqiptari i është afruar një turistes duke i kërkuar të shoqëroheshin, por ajo e ka refuzuar.

Por pas refuzimit shqiptari nuk ka duruar dhe qëlloi me grusht turisten duke i thyer 4 dhëmbët e parë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka arrestuar shqiptarin rreth 30 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Vajza u dërgua në spitalin për ndihmë mjekësore, ndërsa shqiptari në rajonin e policisë në Caorle.


Sigal