Tuneli i diktaturës kthehet në laborator droge

508
Sigal

Policia e Sarandës ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e ditës së enjte, ku u zbulua një laborator droge.
Kështu në pranga përfundoi Gentian Muhollari, 20 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim dhe 27-vjeçari L.O. PO ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 grua, punëtore të kanabisit.

Policia thotë se dy të rinjtë kishin zënë një tunel, që të kohës së diktaturës në fshatin Metoq të Sarandës. Në këtë vend përpunohej dhe thahej kanabis. Në momentin që polici bëri operacionin 20-vjeçari Gentian Muhollari ka tentuar të largohet me vrap. Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

– 42 kg kanabis në formë boçe – 423 kg degë bime me gjethe dhe boçe, kanabis – 192 kg e 95 gramë, degë dhe gjethe në formë byku kanabi