Tunduni mor të shkolluar…!

650
Faik Islamaj
Eh, si vajtën këto punë!
Shoqëri me ngjyra-ngjyra
Me djem, të shkolluar shumë 
Si nuk po na qesh fytyra?!
A bën shkolla për hairin?
Apo hairi e blen shkollën.
S’jep më shkolla më të mirin
Shohim, të parët, si dolën.
Ky model, që mori udhë
S’është ai, që kërkon vendi,
Se një vend, me shtet rrëmbullë
Dhe qengjat, me dhi i mendi.
Çerek shekulli e po rrëmbullë,
Vendi me plot të shkolluar,
Të shumtit, nuk bëzajnë kurrë, 
Mbetur, pa qethur e rruar.
Një armatë me profesorë
Dy armata me të shkolluar
E shofshin me ujë e borë
I trodhën, ca të shkalluar. 
Hata e madhe mbi ne
Na ka gjet vërtet hataja
Veçse mblidhen në nome 
Pas debatesh.. “të mëdhaja”.
Dhe i bien në një vrimë 
Fyellit, me shumë bira,
Vitet ikën e vite vinë
Po nuk vjen kështu e mira.
Të mirën e sjell veç shkolla
Që mëson e bën të ditur,
Por kërkon vullnet e gjora 
Dhe vizionin, për ta ndritur.
Vendit i ka ardhur fundi
Kur vërtitet, në rreth marshimi.
Me këto armata gjumi
Popullit, i është sos durimi.
Prandaj, ju mor të shkolluar,
Tunduni nga gjumi i rëndë! 
Mos jua lini më ndër duar,
Me ketë rrymë, vendi s’bën këmbë.
Sigal