Tumori i qafës së mitrës, shkaqet, trajtimi dhe parandalimi

491
Sigal

Bërja e Pap-Testit, bën të mundur që të kapen qeliza tumorale në kohë

Tumori i qafës së mitrës e merr origjinën nga qelizat e qafës së mitrës

Simptomat

Në fillesat e tij tumori i qafës së mitrës nuk jep shenja, por me kalimin e kohës do të shfaqen shenja të tilla si:

– Hemorragji vaginale pas marrëdhënieve seksuale, hemorragji ndërmenstruale apo post menopauzike

– Rrjedhje vaginale të ujshme me rrema gjaku me erë të rendë

– Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale

Shkaqet

Tumori i qafës së mitrës nis kur qelizat e shëndetshme fitojnë një mutacion gjenetik që i kthen në anormale. Nga qeliza që normalisht rriten dhe shumëfishohen në një grade të caktuar dhe vdesin në një kohë të caktuar, në qeliza jonormale që rriten dhe shumëfishohen jashtë kontrollit dhe për me tepër që nuk vdesin. Akumulimi i qelizave anormale formon masën tumorale dhe qelizat përhapen në indet përreth dhe më pas kudo në për trup (metastazat). Nuk është e qartë se çfarë e shkakton tumorin, por dihet që prania e HPVS, luan një rol të rëndësishëm, së bashku me faktorët gjenetik dhe mënyrën e jetesës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf