Tsipras letër zyrtarëve të Brukselit, Eurogrupi shtyn për pasdite mbledhjen

455
Greqia dështoi të paguante borxhin ndaj FMN-së deri mbrëmë në mesnatë, duke u bërë kështu vendi i parë i zhvilluar që dështon të shlyejë borxhin ndaj FMN-së. Ndërkaq qeveria greke i kërkoi eurozonës një marrëveshje të re për borxhin, vetëm disa orë para skadimit të afatit. Greqia kërkon ndihmë 2 vjeçare brenda euros, nga Mekanizmi i Stabilitetit Evropian. Ndërkohë telekonferenca e Eurogrupit për Greqinë, e planifikuar për në ora 12.30 shtyhet për në ora 18.30. Qeveria greke ka bërë propozime të reja, duke kërkuar kredi nga mekanizmi i Financimit ESM. Kushtet do të jenë të vështira për paketën e re të ndihmës.
Greqia do të pranojë propozimet e kreditorëve me disa përjashtime. Lajmi bëhet i ditur nga Financial Times, që zbulon letrën që kryeministri grek Aleksis Tsipras iu ka dërguar zyrtarëve të Brukselit ku shkruan se Greqia do të pranojë të gjitha reformat në sistemin e taksave, me përjashtim të TVSH-së në masën 30% në ishuj si dhe ndryshimin e moshës së pensionit në 67 vjec që nga muaji tetor. Nuk ka një njoftim zyrtar nga Athina për këtë letër, por Financial Times, publikon pjesë prej saj.
Ministrat e Financave të Eurozonës nuk kanë pranuar kërkesën e Greqisë për t’i zgjatur afatin e paketës së ndihmës. Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar reforma nga Greqia, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për zhbllokimin e fondeve të ndihmës. Dështimi për të paguar borxhet mund të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona. Kërkesa e fundit-të Athinës për një plan të ri duket se kishte për qëlim që vendi të vazhdonte të mbetej në bordin e BQE-së, duke qenë se pa një program në vend pa negociata në proces, banka mund të jetë e detyruar të marrë një linjë të ashpër.
Sigal