Trump vlerëson aktoret e njohura, Ivanka është më e bukur se Charlize Theron

    106
    Për çdo baba në botë vajza e tij është më e bukura në botë. Kështu ndodh edhe për presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Për të vajza e tij Ivanka Trump është më e bukur se aktorja e njohur, Charlize Theron.
    Trump ka shijet e veta kur bëhet fjala për femrat. Kjo është zbular nga “Washington Post”, e cila ka publikuar disa intervista të presidentit nga viti 1993 deri në 2015-ën të dhëna në radio. Ai pëlqen shumë flokët tek femrat ndërkohë ajo që nuk duron dot kanë buzët e bëra. Në intervista ai shprehet në lidhje me disa përsonazhe të njohur.
    Angelina Jolie? Për Donald Trump aktorja nuk ka një lëkurë të bukur, as një pamje të bukur dhe ka buzë shumë trasha. Pra diva hollivudiane për Trump meriton notën 7.
    Elin Nordegren? Ish-bashkëshortja e lojtarit të golfit Tiger Ëoods meriton notën 9 sipas Trump.
    Halle Berry? Për të Trupm nuk ka një notë por ka mendime të qarta. Te Halle Berry i pëlqen pjesa e sipërme e trupit të aktores. Ka një lëkurë të bukur. Gjëja që nuk i pëlqen tek ajo është se gjithmonë rreth saj ka gjithmonë një dramë.

    Jessica Chastain? Nuk ka asnjë koment për aktoren amerikane.
    Anne HathaWay? Ai është shrehur se ajo i pëlqen. “Anne më ka bërë për vete se ka jetuar në Trump Tower. Më pëlqejnë njerëzit që jetojnë në pallatin tim”- ishte shprehur presidenti.

    Gjithashtu Trump kishte dhënë edhe një mendim për bashkëshorten e tij. “Është një nga bukuritë e rralla në botë”- kishte thënë presidenti.