Tronditëse/ 12-vjeçarja e përdhunuar nga njerku, e ëma shikonte çdo skenë

461
Sigal

12 vitet e
jetës së saj nuk ngjasojnë aspak me ato të një fëmije të zakonshëm. Është e
rritur para kohe, në trup e mendje. Vajza e një çifti të ndarë që jetonte me të
ëmën dhe njerkun, i cili akuzohet se e ka dhunuar seksualisht që 6 vjeç.

Sot, e rikthyer sërish tek i ati,
ndihet më e qetë kur kujton se nëna  e saj Ylvie Yzeiri ndodhet pas
hekurave me bashkëjetuesin, Ilmi Hoxha, 52 vjeç. Në një intervistë ekskluzive
për “Pasdite në Top Channel”, ajo rrëfen makthin e dhunës së gjatë seksuale nga
njerku, dhe pohon faktin më të rëndë të të gjithë kësaj historie: se e ëma
shikonte çdo skenë.

Gëzim Yzeiraj, i ati i vajzës, ka
qenë i pari që ka denoncuar dhunën seksuale ndaj të bijës, pesë vite më parë.
Sipas tij, askush nuk e besoi në polici. Përkundrazi, e akuzuan për kallëzim të
rremë.

Kësaj here, ai do ta mbrojë të
vërtetën deri në fund.  Në fshatin Mbyet të Fierit, takojmë dhe të vetmin
person që mohon me forcë çdo akuzë të ngritur ndaj Ilmi Hoxhës. Është nëna e
tij, 90-vjeçare, Hanko Hoxha.